FOTO: Facebook i Sinan Kajtazit

Sinan Kajtazi zgjidhet drejtori i ri i Baletit Kombëtar të Kosovës

Balerini Sinan Kajtazi është emëruar drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, për një mandat 3 vjeçare.

Këshilli Drejtuesi i BKK-së përgjegjës për zgjedhjen e drejtuesit të këtij institucionit ka përmbyllur procesin e konkursit për zgjedhjen e  drejtorit të BKK-së gjatë ditës sotme, duke ia besuar Kajtazit drejtimin e BKK-së.

Kajtazi ka dalë kandidati më i suksesshëm në konkursin e hapur kohë më parë  për zgjedhjen e e drejtorit të BKK-së.

Konkursi për zgjedhje e BKK-së, ishte i brendshëm dhe përveç Kajtazit pjesë e konkursit ishin edhe Sead Vuniqi dhe Luljeta Ademi, që të gjithë pjesë e trupës rezidente të BKK.

Sinan Kajtazi është pjesë e BKK-së që nga riaktivizimi i këtij baleti pas lufte. Ndaras për disa vite ka qenë anëtar- kryesues i Këshillit Drejtues të TKK-së dhe që nga janari i këtij viti edhe u.d.d i BKK-së.

Sipas ligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin, Neni 46, pika 46.1. drejtori i Baletit zgjidhet në bazë të konkursit publik të shpallur nga Këshilli drejtues me propozim të Këshillit artistik.

“Për drejtor të Baletit zgjidhet personi me përgatitje profesionale në fushën e artit dhe të kulturës, si dhe me përvojë dhe aftësi udhëheqëse. Drejtori i Baletit zgjidhet me mandat dhe në kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Personi i njëjtë mund të rizgjidhet. Drejtorin e Baletit e zgjedh dhe e shkarkon Këshilli drejtues sipas procedurës së caktuar me ligj”, thuhet në neni 46 të ligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!