Komuna e Prishtinës - Foto: Atdhe Mulla

Sinagogë në Prishtinë

Ahmeti ndërtimin e sinagogës e përmendi në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

“Ndërtimi i një sinagoge dhe përkrahja e sekteve të ndryshme fetare, është një hap i mirë për lirinë fetare,” tha kryetari i Prishtinës.

Në mbledhje për sfidat e sigurisë në Prishtinë folën 3 komandantë të stacioneve policore prishtinase.

Binak Berisha, komandant i Stacionit 4 në “Dardani” tha se policia ka arritur të parandalojë 17 për qind të rasteve të cilat kanë të bëjnë me krimin dhe gjithashtu paraqiti disa raste me të cilat sipas tij komuna duhet të merret intensivisht.

Berisha përmendi një restorant që po pengon punën e një shkolle.

“Njëri ndër problemet kryesore është një restorant tek shkolla ‘Xhemajl Mustafa’  i cili gjatë gjithë kohës e pengon mbajtjen e mësimit. Stafi i arsimtarëve dhe i nxënësve ka vazhdimisht ankesa, prandaj kërkoj që të merren masa nga komuna lidhur me këtë çështje,” tha Berisha.

U paraqitën edhe probleme me ndriçimin dhe qentë endacakë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu tregoi se komuna ka nënshkruar tender për ndriçim rrugësh.

“Kemi nënshkruar tender për ndriçimin e rrugëve, mirëpo këto shërbime do të bëhen në mënyrë të barabartë për të gjitha lagjet e Prishtinës,” tha Sejdiu.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi miratoi sot edhe planin e veprimit për këtë vit. [interaction id=”56d8519736e5105a3a466d72″]