Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Simiq: Mur i Heshtjes është Krijuar për Ngjarjet e së Hënës

Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq tha se sikur të mos ndodhnin ngjarjet e së hënës në Mitrovicë, nuk do të ndodhte as depërtimi i shtetasve turq.

Simiq tha se të drejtat e njeriut janë shkelur edhe të hënën

“Neve nuk na ka rrahur ndonjë grup huliganësh, por policia që paguhet nga buxheti”, tha Simiq.

Ai deklaroi se nëse nuk i dilet përpara një ngjarjeje si ajo e së hënës, pastaj ngjarje të tilla persëriten.

Ai tha se shpreson që askujt të mos i përsëriten ato që ndodhën në Mitrovicën Veriore kur u arrestua Marko Gjuriq.