Sigurohen vaksina shtesë për gripin sezonal

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 85 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal janë siguruar bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen” thotë MSh.

Sipas MSh-së, vaksinat e siguruara, jepen falas për qytetarët.

MSh u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal”thotë MSh.