Foto: Ilustrim

Siguri dhe Bllokim Rrugësh për Biden-in

Policia njoftoi se për arsye sigurie në disa rrugë të kryeqyttit do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi.

“Rrugët të cilat do të kenë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit janë rruga ‘TringëSmajli’ para hotelit ‘Swiss’, sot që nga ora 18:00, ndërsa gjatë ditës së nesërme do tëndërprehet qarkullimi nërrugën ‘Agim Ramadani’ nga ‘Sllovenia Sport’ deri te rreth-rrotullimi te ish- Gjykata e Qarkut prapa Komunës dhe Rrugën e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën ‘Migjeni’, gjithashtu edhe  sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit,” thuhet në njoftim.

Edhe në një rrugë të rajonit të Ferizajt sipas policisë do të ndërpritet qarkullimi.

“Gjatë ditës së nesërme rruga Bibaj – Dardani dhe anasjelltas do të jetë e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri në orën 16:00, përderisa zyrtarë policorë janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative, Gjilan-Kllokot –Viti – Gërlicë – Ferizaj dhe anasjelltas,” tregon policia.

Policia bën të ditur se ky ndalim qarkullimi është i nevojshëm për garantimin e sigurisë publike, ndërsa informon se rrugët tjera do të jenë nën mbikëqyrje të pjesëtarëve të saj për ta lehtësuar qarkullimin dhe orientuar komunikacionin nëpër rrugë alternative, në vendet ku qarkullimi ndalohet.