Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Si i Ndanin Euro-t dhe Dinarët Policët e Akuzuar për Marrje Ryshfeti?

Këto kamera kanë arritur të sigurojnë prova të mjaftueshme, ashtu siç pretendon prokuroria në Mitrovicë. Kjo prokurori, në akuzën e ngritur pershkruan shuma të pareve që kanë pranuar policët vetëm të mos shqiptonin tiketa.

Në disa raste gjatë, një ndërrimi 8 orësh, policët kanë arritur të grumbullojnë mbi 100 euro e në rastet e tjera kanë siguruar edhe shuma mbi 1000 dinarë serbë. Mirëpo në disa raste ata kanë arritur t’i sigurojnë të dyja këto bankënota.

“Më datën 30 nëntor 2016 dy zyrtarët policorë të Kosovës, Stevica Ignjatoviq dhe Zlatomor Simoviq derisa ishin në detyrë zyrtare në magjistralen Mitrovicë- Zubin Potok kanë pranuar shuma të parave nga 5€ deri në 50€ si dhe bankënota tjera në dinarë serbë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com.

Aktakuza detajon edhe shumat e pranuara nga policia.

“Në orën 14:45 min Stevica del nga automjeti dhe në dorë mban tre bankënota me vlerë monetare 75 euro, si dhe një bankënotë tjetrër prej 50 euro, gjithashtu edhe disa bankënota dinarë serbë ndërsa në fund rreth orës 15;15, Stevica i numëron paratë, 100 euro i mban për vete dhe tjerat ja jep Zlatomirit”, përshkruan akuza.

Afera e Korrupsionit në Polici: Paratë Fshiheshin në Çorapë

Rast tjetër që prokurorja e pershkruan në aktakuzë me shuma të mdha të dinarëve serbë është në veriun e Kosovës, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq ku tre zyrtarët policor të Kosovës, Zmajko Milenkoviq, Milan Jovanoviq dhe Sinisha Milutinoviq me 30 nëntor kishin marrë ryshfet.

“Milani dhe Sinisha i japin një shumë të konsiderushme të hollave Zmajkos i cili pasi i merr fillon dhe i numeron ato me zë: pesë e gjysmë 2, 4, 6, 8, 10, 5, shtatë e gjysmë, 800, 900, 800, 900, 8, 300, 400, 500, 600, 8, 800, 900, 9, 15€, 8€, dhe pak para stacionit Policor të Mitrovicës së veriut. Zmajko i ndan paratë në tri pjesë të barabarta”, saktëson akuza ndaj 35 zyrtarëve policorë.

Në pjesën veriore, kamerat e IPK-së kanë qenë aktive edhe më 2 dhjetor 2016 në pikat e kontrollit në fshtarat Simonidë e Grabovc. Aty tre zyrtarët policorë Shefqet Maxhuni, Vesko Kandiq dhe Vesko Radulloviq janë kapur duke numëruar shumën e madhe të parave.

“Në një qast i pandehuri Vesko Radulloviq nga xhepi i xhaketës zyrtare nxjerr një shumë të madhe të bankënotave në vlerë të euros, pastaj disa bankënota tjera në dinarë serbë të gjitha i numërojnë dhe i ndajnë bankënotat në euro dhe në dinarë e në fund i ndajnë në pjesë të barabartë mes tyre”, thuhet në akuzen e prokurorisë.

http://kallxo.com/deshton-seanca-fillestare-e-gjykimit-te-policeve/

Nga data 21 shtator deri 12 dhjetor 2016, IPK fshehurazi kishte montuar kamera në makinat e policisë.

Materialet e filmuara shërbyen për t’i akuzuar 35 zyrtarë policorë që përbëjnë pothuajse të gjithë njësinë e trafikut. Në 31 faqe aktakuzë prokurorja Zejnie Kela përshkruan në detaje secilin veprim të policëve në aferën e korrupsionit.

Në një seri shkrimesh KALLXO.com do ju sjellë veprimet konkrete të 35 policëve të arrestuar të grupit të Mitrovicës të cilët janë zënë duke marrë mito e duke i detyruar qytetarët të bëjnë në lloj- lloj veprimesh për t’u ikur tiketave të trafikut.

Në shkrimet e radhës do lexoni:

Çka pranonin tjetër policët përveç parave?

Cilat shenja përdoreshin për t’u kërkuar paratë?

Cilat ishin pikat e kontrollit me fitimprurëse për policët?