Foto: Arkiv

Si Ndaheshin Paratë ‘Kesh’ për Manifestimin Kushtuar Dëshmorit në Prizren?

Në Gjykatën Themelore në Prizren të hënën është mbajtur shqyrtim gjyqësor ndaj drejtorit të Arsimit në komunën e Prizrenit Nexhat Çoçaj dhe mësimdhënësve Bekim Thaçi e Bedri Çeku.

Që të tre akuzohen për keqpërdorim të mjeteve të dedikuara për manifestimin kushtuar dëshmorit të luftës së UÇK-së, “Java e Remzi Ademajt” për 5 vjet rresht.

Shqyrtimi gjyqësor filloi me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Nexhat Çoçaj. Në këtë shqyrtim u dëgjuan 6 dëshmitarë tre në mesin e të cilëve ishin në pjesë e Këshillit Organizativ të manifestimit, ndërsa 3 të tjerë të ftuar ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për të treguar procedurat e e dhënies së subvencioneve.

Avokati i Nexhat Çoçajt, Bashkim Nevzati, tha për KALLXO.com se dëshmitaret sot i kanë dhënë mbështetje tezës së mbrojtjes së se në këtë rast nuk ka vepër penale.

http://kallxo.com/nexhat-cocaj-paralajmeron-gjykaten-se-do-ti-sjelle-1200-deshmitare/

“Të gjithë kanë deklaruar se subvencionet nuk i nënshtrohen procedurës së prokurimit, gjegjësisht ajo nuk shkon përmes tenderit dhe çështja e pagesave bëhet në llogari të parashtruesve dhe këto mjete janë të pakthyeshme. Pra në një mënyrë i kanë dhënë mbështetje tezës sonë që në të vërtetë nuk duhet të eksiztojë vepra penale, për të cilën pretendohet në akuzë”, tha Nevzati.

Të gjithë dëshmitarët kanë deklaruar se subvencionet janë kategori që nuk i nënshtrohen procedurave të prokurimit dhe ato janë mjete të pakthyeshme që i jepen dhe lëshohen në xhirollogari të parashtruesit të kërkesës në këtë rast drejtorit të arsimit.

Zenel Ahmetaj, i cili punon si zyrtar i lartë financiar në komunën e Prizrenit, tha se subvencionet nuk i nënshtrohen procedurës së prokurimit.

“Unë që 14 vite punoj në financa në komunën e Prizrenit dhe nuk ka pasë asnjë rast që subvencionet t’i nënshtrohen procedurës së prokurimit”, tha dëshmitarit Zenel Ahmetaj.

Ndërsa mësimdhënësit Dashmir Susuri, Mehmet Shala dhe Aldin Flugaj të cilët ishin edhe pjesë e këshillit organizativ treguan se si janë ndarë mjetet e manifestimit.

Ata thanë se mjetet u janë ndarë kategorive fituese dhe iu kanë dhënë në të gatshme, përmes zarfit, ndërsa thanë se mjetet i kanë marrë nga drejtorit i arsimit, Nexhat subvencionet.

Ata e pranuan se kanë blerë edhe libra nga libraria “Bogdani”, pronë e Nexhat Çoçajt, por thanë se nuk e kanë ditur se pronar i saj është drejtori i arsimit.

“Po ne, përpos mjeteve financiare që i kemi nda, kemi nda edhe dhuratë, si libra, të cilat i kemi ble nga libraria “Bogdani”, tha dëshmitari Alidin Flugaj.

Seanca e ardhshme do të vazhdojë edhe sot ku do të lexohen provat materiale.