Si Eskaloi Protesta e 9 Janarit?

Ndërsa protesta e njoftuar si “paqësore” e opozitës po shkonte drejt përmbylljes, një grup të rinjsh mes protestuesve nisën të hedhin kokteje Molotovi drejt ndërtesës së qeverisë.

Ndonëse organizatorët u munduan t’i qetësonin, përfshi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, orvatjet e tyre për përmbajtje dështuan dhe shumë shpejt aktiviteti eskaloi në dhunë.

Dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës morën sot pjesë në protestën e paralajmëruar në Prishtinë.

Protesta ishte paralajmëruar se do të ishte paqësore nga opozita, kundër marrëveshjeve të Brukselit me Serbinë për një asociacion të komunave me shumicë serbe dhe me Malin e Zi për demarkacionin kufitar.

Policia e Kosovës njoftoi se ndër të plagosurit ishin 9 policë, një kameraman dhe një protestues.
Deputeti i Vetevendosjes Sami Kurteshi tha se shkaktarët e dhunës nuk ishin pjesë e opozitës dhe se synimi i tyre i vërtetë ishte prishja e manifestimit.