Rruga e bllokuar nga automjetet drejt fshatit turistik Bogë - Foto: KALLXO.com

Shumë Vizitorë, Bllokohet Boga

Boga ka pasur sot vizitorë pothuajse si asnjëherë më parë. Qytetarë të ardhur nga pjesë të ndryshme të vendit, por edhe nga shtetet fqinje, kanë shfrytëzuar kohën e mirë këtë ditë vikendi për të shijuar bukuritë që ofron ky fshat malor i Rugovës.

Rruga që çon te fshati që shfrytëzohet për skijim e shëtitje në ajër të pastër është bllokuar për ca kohë nga veturat e automjetet e tjera transportuese.

Engjëll Bërbatovci nga Prishtina tha se ai dhe familja e tij e preferojnë shumë Bogën. “Këtu fryejnë tri erëra dhe kjo e bën të veçantë këtë vend të Rugovës me ajër të pastër”, tha ai për KALLXO.com.

Sipas tij, është normale për një vend si Boga gjithë ky numër i njerëzve dhe shtoi se ndihet mirë për këtë.

Për shkak se rruga ishte bllokuar nga makinat e shumta, disa qytetarë kanë ecur një pjesë të rrugës edhe këmbë.

Boge 003 foto KALLXO

“Viktimë“ e bllokimit në kolonën e gjatë të automjeteve ishte edhe një autoambulancë.

Gazetari i KALLXO.com ka parë edhe autobusë e automjete të tjera me tabela regjistrimi të vendeve fqinje.

Boge foto KALLXO Boge foto KALLXO