BE-Shumë Para për Mbrojtje Sociale

Të dhënat për këtë 20 përqindësh dolën nga Agjencia e Statistikave të BE-së Eurostat.

Sipas të dhënave të Eurostat-it 20 përqindëshin e Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtje sociale e përdorën Finlanda, Franca, Danimarka, Austria, Italia, Suedia, Greqia dhe Sllovakia.

Me  7.2 për qind të Bruto Produktit u përkrah edhe një fushë tjetër e rëndësishme si shëndetësia, ndërsa kategoritë tjera u mbështetën me përqindje më të vogla të Produktit të Brandshëm Bruto.

Në Kosovë në vitin 2014 për mbrojtje sociale u shpenzuan 269,094 milionë euro apo 18.94 për qind e buxhetit të përgjithshëm.