(Arkiv) Qytetarë të Kosovës duke pritur para Ambasadës gjermane - Foto: KALLXO.com

Shumë Aplikues për Vizë, Policia Mbyll Rrugën te Ambasada Gjermane

Qytetarë të shumtë të Kosovës janë parë teksa pritnin para Ambasadës gjermane në Prishtinë në kërkim për t’u pajisur me viza.

Numri i tyre ka qenë aq i madh saqë policia ka qenë e detyruar të mbyll rrugën tek Ambasada dhe të mos lejojë qarkullimin e trafikut në këtë rrugë.

Ky numër i madh i aplikuesve po ndodh për shkak të shtyrjes së liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, e i cili sipas politikanëve të Kosovës kushtëzohet me votimin e demarkacionit me Malin e Zi.