Hadi Shehu - Foto: Facebook

Shuhet Aktori i Madh, Hadi Shehu

Teatri i Gjakovës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë aktori i madh i teatrit dhe filmit, Hadi Shehu.

I lindur më 15 shkurt 1949, Hadi Shehu me aktrim filloi të merrej që nga koha kur ishte nxënës.

Në skenën e Teatrit të Gjakovës, Hadi Shehu ka luajtur qindra role, sikur në dramat “Fisheku në pajë“, “Njeriu me top”, “Epoka para gjyqit”.

Po ashtu, Hadi Shehu ka luajtur role kryesore edhe në dhjetëra filma artistikë, sikur “Gjurmë të bardha”, “Era dhe lisi”, “Kur pranvera vonohet”, etj.

Pas lajmit për vdekjen e aktorit të madh ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka ngushëlluar familjen Shehu dhe gjithë komunitetin artistic në Kosovë.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e aktorit të madh, Hadi Shehu. Me veprimtarinë e tij krijuese dhe artistike, ai ishte një pasuri e madhe e artit shqiptar në përgjithësi”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” presidenti Thaçi.

“U rritëm me frymëzimin e jetësimit tënd të burrave të kombit si, Sulejman Vokshin, Bajram Curri, Betim Kosovën e shumë të tjerë, ndërsa sot në mëngjes u rreshtove krahas tyre në botën e përjetësisë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

“Me veprën dhe kontributin e tij, Hadi Shehu ka lënë nga një gjurmë tek secili shqiptar anë e kënd botës”, ka shkruar po ashtu kryetarja e Gjakovës.

“Emri dhe kontributi i Hadi Shehut do të mbesin gjithmonë në botën tonë mbuluar nga nderi, lavdi dhe krenaria për gjithçka që ai ka dhënë për vendin dhe popullin e vet. Nder dhe respekt i përjetshëm për të madhin Hadi Shehu!”, thekson Mimoza Kusari-Lila, e cila ka ngushëlluar familjen Shehu dhe komunitetin artistik.