Hedhja e gazit në një seancë të Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca që Bashkoi në Gjykatë LVV-në e Nismën

Avokatja Teuta Zhinipotoku që mbron  ish-deputetin e Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi, mungoi në procesin gjyqësor ku Kurteshi, bashkë me ish-deputetin e Nismës Haxhi Shala ngarkohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Në seancën sotme ishte paraparë të shqyrtohej pikërisht kërkesa e Zhinipotokut për hedhje poshtë të aktakuzës nga gjykata, por pasi ajo mungoi kryetari i trupit gjykues Vehbi Kashtanjeva shtyu seancën.

“Meqenëse avokatja Teuta Zhinipotoku e cila ishte njoftuar me kohë  dhe po e njëjta ka parashtruar kërkesë për hedhje të  aktakuzës dhe në  kë të  seancë  do të  bëhej shqyrtimi i kërkesës, nuk plotësohen kushtet për mbajtjen e seancës” , tha Kashtanjeva.

Edhe në shkurt të këtij viti seanca ishte shtyrë, ngase ishte ndërruar një gjyqtar i trupit gjykues.

http://kallxo.com/shtyhet-gjykimi-deputeteve-per-hedhje-te-gazit/

po në shkurt, Gjykata e Apelit e ktheu në rivendosje gjykimin e deputetëve.

http://kallxo.com/aktakuza-ndaj-deputeteve-kthehet-ne-rivendosje/

Kurteshi e Shala po akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Seanca e radhës është  caktuar më 4 shtator.