Gjykimi për vrasjen e Shemsi Gashit | Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca për Vrasjen e Rreshterit

Seanca e gjykimit për vrasjen e rreshterit Shemsi Gashi është shtyrë për shkak se trupi gjykues nuk ishte komplet.

Në këtë seancë mungoi anëtari i këtij trupi Faik Hoxha, për arsye shëndetësore.

Seanca që nuk u mbajt sot, është caktuar të mbahet në  shkurt të vitit të ardhshëm.

Të gjithë të akuzuarit ishin të pranishëm në seancë bashkë mbrojtësit e tyre, por mungesa e gjyqtarit Hoxha e bëri të pamundur mbajtjen e saj.

Eprori policor i krimeve ekonomike Shemsi Gashi ishte vrarë më 25 mars 2015 në Lagjen “Mati” të Prishtinës, ndërsa për vrasjen e tij Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzon tetë persona.

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

KALLXO.com siguroi aktakuzën për vrasjen e rreshterit Gashi, ndërsa sipas saj, prokuroria dyshon se vrasja e tij është planifikuar në Brezovicë.

Në aktakuzë bëhet e ditur se për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro.

Aktakuza zbulon se shtëpia e Gashit ishte sulmuar me armë një muaj para vrasjes së tij, por rreshteri nuk e kishte lajmëruar sulmin në polici, ngase dëshironte që problemet private t’i mbante larg detyrës zyrtare.

http://kallxo.com/aktakuza-vrasja-e-rreshterit-u-planifikua-ne-brezovice/

Dosjen e shkrimeve në KALLXO.com për vrasjen e Shemsi Gashit mund ta lexoni këtu.