KALLXO 360: Shtyhet Seanca për Rrahjen e Deputetëve

Në mungesë të deputetit të Vetëvebdosjes, Visar Ymeri, në Gjykatën themelore të Prishtinës ka filluar seanca e gjykimit në rastin e rrahjes së deputetëve.

Përveç Ymerit, i akuzuar në këtë rast është edhe deputeti tjetër i vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ndërsa si palë e dëmtuar është Bekim Haxhiu- Kamishi, deputet i PDK-së.

Në fillim të seancës, kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, duke u lidhur me mungesën e Ymerit në seancë, ka thënë se për seancën e ardhshme ai do të sillet në gjykatë me forcë.

Por seanca përfundoi menjëherë pasi filloi, ndërsa vazhdimi i saj u caktua për 6 prill.

http://kallxo.com/bekim-haxhiu-une-nuk-jam-chuck-norris/

Deputetët Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe ish-deputeti Florin Krasniqi bashkë me shoferin Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

http://kallxo.com/visar-ymeri-sillet-ne-gjykate/

Incidenti kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës. Procedura ndaj Florin Krasniqit është veçuar për shkak të mospranisë së tij të vazhdueshme në seanca gjyqësore pasi që jeton në Amerikë.

seanca1