Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për mashtrim

 

Mungesa e të akuzuarit për veprën penale të mashtrimit, bëri që seanca e këtij gjykimi e paraparë për sot të mos zhvillohet.

Betim Tahiri, i dyshuari se kishte mashtruar të dëmtuarin Gjokë Quni duke i kërkuar para, sot para Gjykatës së Gjakovës nuk e kishte arsyetuar mosprezencën e tij.

Si pasojë e mos përmbushjes së kushteve për mbajtje të seancës gjyqësore, Gjyqtari Mentor Bajraktari vendosi që kjo seancë të shtyhej për muajin nëntor.

Përfaqësuesi i akuzës prokurori Bajram Kryeziu, pretendon se Betim Tahiri i ishte prezantuar rrejshëm të dëmtuarit Gjokë Quni si shok i djalit të tij, me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme.

Aktakuza shpjegon se i akuzuari Tahiri, ia kishte kërkuar 130 euro, me arsyetimin se duhej të paguante veturën e aksidentuar.

Në seancën e radhës pritet që i akuzuari Betim Tahiri, të deklarohet rreth akuzës që i ngarkohet.