Shtyhet Seanca Gjyqësore ndaj Berat Buzhalës

Në Gjykatën Themelore sot ishte planifikuar të mbahet seance gjyqësore ndaj Berat Buzhalës ish–deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Buzhala akuzohet nga Prokuroria Themleore e Prishtinës për veprën penale “mos-deklarim i pasurisë”.

Sipas aktakuzës i akuzuari Buzhala në cilësinë e deputetit të Republikës të Kosovës në vitin 2013 nuk e kishte deklaruar pasurinë.

Mirëpo kjo seancë u shty me kërkesën e të akuzuarit, pasi që avokati i tij, Ibrahim Dobruna kishte rast vdekje.

Seance u shty për datën 29 korrik 2015 në orën 10:00.