Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Shtyhet në Shtator Gjykimi i Enver Hoxhës

Enver Hoxhës, zyrtarit të KEK-ut të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare do t’i duhet  që përsëri të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës në shtator, pasi që gjykimi ndaj tij u shty.

Shtyrjen nga gjyqtari Hamdi Ibrahimi e kërkoi përfaqësuesi i palës së dëmtuar- KEK-ut me arsyetimin se nuk ishte familjarizuar me rastin.

Me këtë propozim të palës së dëmtuar u pajtua edhe prokurorja Habibe Statovci-Salihu,

Sipas aktakuzës, në pozitën e projekt-menaxherit të Divizionit për Prodhimin e Qymyrit në KEK, më 19 qershor 2013, me qëllim të përfitimit për vete ose persona të tjerë, Enver Hoxha ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar në atë mënyrë që ka lejuar blerjen e 2,464 maicave nga “OE Ripten Enginnering” nga Prishtina.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Enver Hoxha nuk e ka përfillur procedurën e paraparë sipas Ligjit për Prokurimin Publik, duke vepruar në kundërshtim me kontratën 4710 16.07.2011 për llot -1 në të cilën është thirrur.

Vlera e dëmit që i ka shkaktuar i akuzuari KEK-ut, sipas aktakuzës, është 57 mijë euro.

Hoxha gjatë gjykimit është deklaruar i pafajshëm ndaj pretendimeve të prokurorisë.