Shtyhet Gjykimi Për Vrasjen e Dyfishtë

Seanca e gjykimit të Luz Allakajt është shtyrë për mungesë të palës së dëmtuar.

Në seancën e sotme munguan i dëmtuari Pren Hili dhe përfaqësuesi i autorizuar i tij Haxhi Çekaj.

Kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika tregoi në gjykatë se avokati Haxhi Çekaj me shkresë të veçantë ka bërë me dije se do të mungojë, pasi është i zënë në një rast tjetër të vrasjes.

Prokurori Agron Matjani propozoi pastaj që seanca të shtyhet, me arsyetimin se i dëmtuari dhe përfaqësuesi i tij në këtë fazë të procedurës janë të domosdoshëm.

“Unë propozoj që kjo seancë të shtyhet deri sa të sigurohet prezenca e të dëmtuarit dhe avokatit Haxhi Çekajt dhe të vazhdohet me këtë gjykim në një ditë tjetër, se edhe ai duhet të bëjë pyetje,” tha prokurori Matjani.

Propozimi për shtyrje nuk u kundërshtua nga Ndrec Dodaj, avokati i Luz Allakajt.

“Nuk e kundërshtojmë as ne propozimin e prokurorit,” tha avokati Dodaj.

Gjykata me vendim e shtyu seancën në muajin tetor të këtij viti.

“Trupi gjykues merr këtë aktvendim-seanca e sotme nuk do të mbahet dhe e njëjta shtyhet për datën 25, 26 dhe 27  tetor,” tha kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika.

Sipas aktakuzës, Luz Allakaj më 1 gusht 2014 rreth orës 09:00 në fshatin Marmull me dashje nga hakmarrja ka privuar nga jeta të miturin P. H. dhe tani të ndjerin Hil Hili”.

Kallxo.com kishte raportuar edhe më parë për rastin.

Vriten Dy Persona në Gjakovë

http://kallxo.com/nje-muaj-paraburgim-te-dyshuarit-per-vrasje-te-dyfishte/