Shtrat në QKUK - Foto: Facebook/UranIsmaili

Shtretërit në QKUK, të vitit 1983

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se QKUK së shpejti do të bëhet me qindra shtretër të rinj.

Ai ka thënë se edhe shtretërve që janë të pranishëm në QKUK që nga vitit 1983 po u vjen fundi.

“Fatkeqësisht për vite me radhë qytetarët tanë janë ballafaquar me këso lloj kushtesh nëpër disa klinika. Por ashtu siç po u vjen fundi shumë parregullsive të tjera, edhe gjendjen me shtretër do ta rregullojmë. Shpejt do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë, për qëndrim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ministri Ismaili ka thënë se do t’i trajtojnë një nga një sfidat për një sistem shëndetësor cilësor me qendër qytetarin.