Merdare foto Kallxo com

Shtohen pritjet në dy pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikat kufitare Hani i Elezit dhe Merdare janë shtuar kolonat dhe pritjet.

Në pikën kufitare në Han të Elezit kolonat e automjeteve arrijnë gjatësinë deri në 30 metra në hyrje dhe në dalje.

Në Merdare, sipas QKMK-së, kolonat janë 30-40 metra ndërsa pritjet janë 20 minuta në hyrje e 45 minuta në dalje.

Gjithashtu QKMK ka treguar edhe për gjendjen e rrugëve të cilat të dërgojnë drejt pikave kufitare.

Sipas tyre, 12 rrugët magjistrale të Kosovës janë të kalueshme.