Foto-ilustrim

Shtiu me Armë, për Shfrytëzim të Rrugës

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi, sipas policisë, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri duke shprehur pakënaqësinë lidhur me shfrytëzimin e një rruge.

Policia ka njoftuar se dje gjatë mbrëmjes në Vushtrri është arrestuar një person pasi që ka shtënë me armë zjarri në ajër nga mosmarrëveshja me një person tjetër për shfrytëzimin e një rrugë.

Në raportin policor thuhet se tek i dyshuari është konfiskuar një armë gjysmë automatike me 20 fishekë që dyshohet se janë përdorur në rastin më lart.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.