Shtime, hajnat vjedhin bateritë e disa veturave

 

Në rrugën ‘14 Dhjetori’ në Shtime janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur bateri në disa vetura.

Policia e Kosovës njofton se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.