Foto: Ilustrim

Shtetasja e Shqipërisë kapet me drogë nga Policia në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën grua, shtetase e Shqipërisë për posedim të substancave narkotike. Rasti siç njofton policia ka ndodhur të dielën rreth orës 21:55, në Vërmicë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit tek e dyshuara në valixhen e saj është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.4 gram, si dhe gjatë kontrollit në trup i janë gjetur edhe 1.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar.

Sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.