Shtetasit Serbë Dënohen për Falsifikim të Parave në Prishtinë

Dy shtetas serbë nga qyteti i Nishit janë dënuar me nga 6 muaj burg pasi janë gjetur fajtorë në akuzën për falsifikim të parave.

Paraprakisht ata e kishin pranuar fajësinë në këto akuza.

Kryetari i trupit gjykues ka lexuar aktgjykimin ndaj Jovica Deniq dhe Milovan Balaban të cilët ishin arrestuar në qershor të këtij viti kur policia, pasi i kishte ndalur, në veturë u kishte gjetur një shumë prej 2745 euro të falsifikuara.

“Gjykata konform dispozitave ligjore të akuzuarit i gjykon të akuzuarit Jovica Deniq dhe Milovan Balaban u shqipton dënim me burgim 6 muajsh në të cilin dënim do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 30.06.2016”, tha gjyqtari Beqir Kalludra.

Prokuroria Themelore me datë 24 tetor 2016 ka ngritur aktakuzë ndaj Jovica Danic dhe Milovan Balaban duke i akuzuar se pas marrëveshjes me njëri tjetrin duke e ditur se parat janë të falsifikuara i kanë vënë në qarkullim.