Ilustrim: Aeroporti i Prishtinës - Foto: Aeroporti

Shtetasi norvegjez ndalohet në aeroport me pushkë ajrore dhe 750 fishekë

Një pushkë ajrore është gjetur dje gjatë kontrollit të një personi në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se dje rreth orës 21:20, gjatë kontrollit tek një person I dyshuar, shtetas norvegjez, është gjetur dhe është sekuestruar një pushkë ajrore, me 750 copë fishekë dhe një palë dylbi.

I njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.