Një nga pikat kufitare

Shtetasi maqedonas kalon kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet

Në pikë kufitare të Hanit të Elezit është arrestuar një shtetas shqiptar i Maqedonisë, i cili në hyrje në Republikën e Kosovës, me veturën e tij me tabela të huaja, gjatë kontrollimit ka prezantuar dokumentin e sigurimit kufitar i cili dyshohet se është falsifikuar.

Policia e Kosovës raporton se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:40. Siç bën të ditur policia i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.