Ilustrim

Shtetasi amerikan sulmon mirëmbajtësin e hyrjes së banesës në Gjilan

Një mirëmbajtës i hyrjes së një banesë  në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, në Gjilan është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga një shqiptar me shtetësi amerikane.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast, përveç sulmit ndaj mirëmbajtësit, ka thyer edhe xhamin e hyrjes.

Pas këtyre veprimeve, policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.