FOTO ILUSTRIM

Shtetaset e huaja në gjendje të dehur përleshen në Prizren

Dy shtetase të huaja janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarat pas një mosmarrëveshje mes vete, në gjendje të dehur kanë filluar që të rrahën mes vete.

Gjatë përleshjes së tyre, një person tjetër ka tentuar që t’i ndajë, ku ka pësuar lëndime trupore.

Përveç viktimës i cili ka tentuar të ndalojë përleshjen, lëndime trupore ka pësuar edhe njëra nga të dyshuarat.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.