Shtatorja e Hasan Prishtinës vendoset në sheshin e ri të Vushtrrisë

Me 9 nëntor të këtij viti është vënë gurthemeli i  Sheshit “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit të sheshit “Hasan Prishtina”  kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, kishte thënë se  ky projekt do të financohet nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Ende pa përfunduar ndërtimi i sheshit, shtatorja e Hasan Prishtinës është vendosur në sheshin i cili do ta mbaj emrin e tij.

Këtë  ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, përmes një postimi në facebook.

“Na e zbukurove qytetin o trim.  Heroi i Kombit Hasan Prishtina i rikthehet në bronz qytetit të tij, Vushtrrisë, Vicianës antike”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri kishte thënë për KALLXO.com se sheshi “Hasan Prishtina” do të përfundoj deri të fund të këtij viti.

“Sheshi tek komuna e vjetër ka qenë projekt i vitit të kaluar, dhe po vazhdon. Ky shesh do të përfundojë në fund të këtij viti”, kishte thënë Tahiri për KALLXO.com.

Vushtrria në pritje të dy shesheve të reja

.