Shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan | Foto: Facebook

Shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan për 28 Nëntor

Prej sot shtatorja e Adem Jasharit do të jetë pjesë e sheshit të qytetit të Lipjanit në ditën që përveçse është e Flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë, është edhe ditëlindja e tij.

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores të pranishëm ishin Rifat Jashari, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kryetari i Skenderajt dhe nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashari, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti dhe personalitete tjera.

Shtatoren e Jasharit e nderuan edhe pjesëtarë të FSK-së, ndërsa ceremonia e zbulimit të saj u shoqërua edhe me program artistik.

Sikur të ishte gjallë, sot Adem Jahsri do të festonte ditëlindjen e 62-të.