Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset edhe në Mitrovicë

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka aprovuar propozimin për ndërtimin e shtatores së heroit Adem Jashari në qytetin e Mitrovicës.

Ky aprovim është bërë në mbledhjen e 11-të të Kuvendit të Komunës  të cilën e udhëhoqi Jeton Ujkani, kryesues i Kuvendit të Komunës, në të cilën përveç këshilltarëve të Kuvendit Komunal, ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.

 

‘’Para se të votohej rendi i ditës, kryesuesi Jeton Ujkani propozoi një pikë të re e që ishte Propozim-vendimi për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, ndërsa asamblisti i grupit parlamentar të PDK-së, Donjet Bislimi propozoi që në takim të diskutohet edhe për vendosjen e shtatores së komandantit Adem Jashari në Komunën e Mitrovicës. Të dyja propozimet u miratuan nga këshilltarët e KK’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.