Shtatë të vdekur nga përmbytja e anijes në Budapest

Së paku shtatë njerëz vdiqën dhe 19 mbeten të zhdukur, pasi një anije u përmbyt në lumin Danub në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Tridhjetetre njerëz, shumica turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur ajo u përplas nga një anije tjetër, derisa po ankorohej, raporton agjencia e lajmeve MTI.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Lumi Danub raportohet të jetë fryrë si pasojë e reshjeve të mëdha, që shkaktuan rryma të forta.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 jugkoreanë janë të zhdukur.

Ajo tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të zhdukur.