Shtatë të arrestuar për cenim të drejtës së autorit

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar 7 persona për cenim të drejtës së autorit.

Ky aksion i Policisë është kryer në pesë lokacione të ndara, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan dhe Viti.

“Pas hetimeve nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Krimet Kibernetike dhe në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, janë kryer kontrollet  në 5 lokacione të ndara”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar disa kompjuterë, laptopa, USB, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Në lidhje me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj të komunitetit shqiptar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.