Shqiptarë e serbë bashkë, protestojnë kundër gypave në lumin Lepenc

Ditën e djeshme banorët e fshatit Biti e Poshtme, e cila ndodhet rreth 23 kilometra larg Ferizajit, kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Lepenc.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë shqiptarë dhe serbë, të cilët kanë kërkuar që lumi Lepenc të mos futet në gypa.

Azem Tahiri, përfaqësues i këtij fshati, tha se protestat do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Nëse mungon uji i Lepencit, degradimi i tokës do të jetë i pakthyeshëm, prandaj edhe humbjet do të jenë katastrofale në këto fshatra. Ju ftojmë që të mos trazoni as troftën autoktone, as ‘therren e murrizit’, sepse duam të iu lëjmë trashëgim pasardhësve tanë të gjitha këto të mira, janë të tonat dhe nuk i ua japim. E duam Lepencin pa hidrocentrale, e duam Lepencin me fusha e male”, ka thënë Tahiri.

Ditë më parë në Prizren është mbajtur një konferencë, ku është folur për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardhin e Prizrenit, ndërsa kundër hidrocentraleve janë shprehur banorët e zonave për rreth lumit, ku edhe kanë nënshkruar peticion për të kundërshtuar degradimin e Lumbardhit.

https://kallxo.com/prizrenasit-nenshkruajne-deklarate-kunder-hidrocentraleve-ne-lumbardh/

Kundër ndërtimit të hidrocentraleve nëpër lumejntë e Kosovës, është protestuar më parë edhe në Pejë e Deçan.

https://kallxo.com/adriatik-gacaferi-hidrocentralet-duhet-te-ndalen-ne-te-gjithe-lumenjte/