Shqipëri, Policia shkatërron serrat e marihuanës (VIDEO)

Policia e Shteti ka zhvilluar një operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit.

“Në operacion morën pjesë 1 mijë e 110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe dy mjete lundruese”, njofton policia,

Tutje, në njoftim thuhet se në kuadër të këtij operacioni janë kryer gjithsej 4 mijë e 922 kontrolle  në  1 mijë e 795 sera/minisera, 1 mijë e 36 magazina, 883 ish objekte ushtarake,509 shtëpi të braktisura, 299 stalla, 407 ambiente të hapura, dhe 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit”, njofton policia.

Poashtu, policia ka njoftuar se kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.