Shqipëri, 153 raste të reja me COVID-19, afro 5 mijë raste aktive

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 358 numrin e viktimave në total.

Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 836 persona, dhe nga këto mostra 153 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kurse janë shëruar 57 pacientë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6,888 numrin e pacientëve të shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Shqipëria ka aktualisht 4,980 raste aktive me COVID-19, nga gjithsej 12,226 raste pozitive në total të regjistruara që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri deri më sot janë testuar në total 78,886 persona si të dyshuar për Coronavirus.