Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Shpresat e Rrejshme të Veselit për Mos-Rrëzimin e Qeverisë Mustafa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësi i PDK-së, Kadri Veseli po e siguronte partnerin e koalicionit qeverisës për besnikëri pak kohë para se ta tradhtonte.

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua me mocion të mosbesimit që u përkrah edhe nga vetë partia që bashkëqeveriste, PDK-ja në krye me Veselin.

Megjithatë, në maj të vitit të kaluar, Veseli deklaronte se Kuvendi të cilin po e udhëhiqte ai, nuk do të bënte shkarkimin e qeverisë Mustafa.

Kjo doli të jetë rrenë e kulluar, meqë që më 10 maj të vitit të kaluar, mocioni i mosbesimit për qeverinë Mustafa u votua edhe nga deputetët e PDK-së.

Që nga fillimi i vitit të kaluar KRYPOMETRI, një verifikues faktesh i certifikuar faktesh i njohur ndërkombëtarisht, ka detektuar gënjeshtrat e bëra zyrtarët publik.

Krypometri është verifikuesi i parë dhe i vetmi i fakteve në Kosovë, i cili u bë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Vërtetimin e Fakteve (IFCN).

Krypometri ka vazhduar matjen e deklaratave të zyrtarëve publikë edhe këtë vit dhe rrenat apo të vërtetat e tyre mund ti gjeni këtu.