Burim Kelmendi, kryeshef i kompanise regjionale "Pastrimi" Foto: KALLXO.com

Shpjegimi i kryeshefit pse e punësoi gruan e Sabit Gecit

Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Burim Kelmendi në një intervistë për KALLXO.com ka treguar arsyen se pse gruaja e Sabit Gecit, ish komandant i UÇK-së, Sanije Geci është punësuar me kontratë të veçantë në kompaninë regjionale “Pastrimi”
Kelmendi thotë se është krenar që e ka nënshkruar kontratën e veçantë të punës për gruan e Sabit Geci, sepse siç thotë ai, ajo familje ka dhanë kontribut për lirinë e Kosovës.

“Këtë kontratë e kam nënshkru unë dhe jam shumë krenar që e kam nënshkruar. Një familje që e kanë terrorizu, dikush duhet me dal me i kallxu që këtu ka njerëz që mendojnë për juve. Pa marrë parasysh çka mendojnë njerëzit, në një periudhë të caktuar të kësaj lirie, që njerëzit sot e gëzojnë, ajo familje e ka dhanë një kontribut”, tha kryeshefi Kelmendi për KALLXO.com.

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi dje për punësimin e Sanije Gecit si analiste në kompaninë regjionale “Pastrimi”.

Intervistën e plotë me kryshefin e ndërmarrjes “Pastrimi”, Burim Kelmendi mund ta gjeni këtu.

https://kallxo.com/kryeshefi-qe-simpatizon-aak-ne-flet-per-punesimet-e-familjareve-te-njerezve-te-afert-me-politiken-video/