Foto-ilustrim

Shpëtohet Fëmija nga Mbytja në Llap

Lajmin për shpëtimin e fëmijës e dha Policia e Kosovës me anë të një komunikate.

“Falë intervenimit të shpejtë të zyrtarëve policorë dhe bashkëpunimit të mirë me qytetarë, bashkërisht kanë arritur ta nxjerrin nga lumi Llap fëmijën dhe pasi iu ka ofruar ndihma e parë fëmija ka arritur të kthehet në jetë,” thuhet në komunikatën e policisë.

Policia informatën për rënien e trevjeçarit në lumë e mori në orën 9 e 30 të mëngjesit.

“Policia e Kosovës sot me datën 9 prill 2016 rreth orës 09:30 ka pranuar një informacion se një fëmijë i moshës tre (3) vjeçare me inicialet (A. S.) nga pakujdesia kishte rënë në lumen “Llap” në afërsi tek lagjja e Fushalijve në Podujevë,” vijon komunikata.

Pastaj sipas komunikatës filluan kërkimet për fëmijën e rënë në lumë.

“Njësitë relevante policore me të pranuar informacionin me shpejtësi kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore duke arritur me shpejtësi në lokacionin ku kishte rënë fëmija në lumë dhe janë vënë në kërkim të tij,” sqaron komunikata.

Sipas policisë trevjeçari është duke u trajtuar në QKUK.

Një fat të tillë nuk e pati 16 vjeçi që dje u nxor i vdekur nga lumi Lumbardh i Pejës.

http://kallxo.com/foto-gjendet-trupi-pajete-e-femijes-se-humbur-ne-lumbardh/