Policia e Kosovës (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Shpërthimi në Ratkoc: 4 të lënduar mbeten në trajtim mjekësor në spital

Katër persona të cilët u lënduan si pasojë e shpërthimit të sontëm në një lokal në fshatin Ratkoc të Gjakovës, janë duke qëndruar në hospitalizim në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se të lënduarit që janë duke qëndruar në trajtim mjekësor nuk janë në rrezik për jetë.

“Janë 11 persona të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Katër prej tyre janë hospitalizuar ndërsa të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Edhe katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësor”, tha zëdhënësja Podrimaj.

https://kallxo.com/policia-flet-per-gjendjen-e-te-lenduarve-nga-shperthimi-ne-ratkoc/

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës tha se sonte rreth orës 18:55, stacioni policor në Rahovec ka pranuar një informatë përmes telefonit se në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola e gazit.