Ilustrim

Shpërthim në Mitrovicë të Veriut

Në rrugën “Vojvoda Putnikë” në Mitrovicë të Veriut një burrë ka raportuar se ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar lokali dhe një veturë e cila ishte e parkuar.

Siç njofton PK njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë mbledhur të gjitha dëshmitë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

https://kallxo.com/bombe-ne-mitrovice-te-veriut/

.