Shpërthim në Autobusin e Dortmundit Para Ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Një lojtar i klubit, mbrojtësi Marc Bartra është lënduar dhe është dërguar në spital.

Gazeta gjermane Die Welt raporton se autobusi është dëmtuar ngatri shpërthime rreth 8 kilometra larg stadiumit, përderisa lojtarët po udhëtonin atje për ta zhvilluar ndeshjen e çerekfinales së LIgës së Kampionëve kundër Monakos.

Raportimet e para flasin se dëmtimet më së shumti kanë përfshirë dritaret e autobusit.

UEFA menjëherë ka bërë të ditur se ndeshja e parashikuar të fillojë sonte në orën 20:45 është shtyrë dhe, me gjasë, ajo do të luhet nesër.