Shpërthimi në Rusi - Foto: REL/Reuters

Shpërthim masiv në një uzinë eksplozivi në Rusi

Autoritetet rajonale thanë se operacionet e shpëtimit emergjent kanë përfunduar punën pas një sërë shpërthimesh masive më 1 qershor që shkatërruan një uzinë eksplozivi në Rusinë qendrore, ndërsa hetuesit po kërkojnë shkakun e aksidentit.

Zyrtari i Ministrisë së Situatave Emergjente, Valery Sinkov, u tha gazetarëve më 2 qershor se tanimë do të bëhet vetëm vlerësimi i situatës pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Ai shtoi se rreth 700 pjesëtarë të ekipit dhe 150 mjete u vunë në dispozicion për ndërhyrje.

Gleb Nikitin, udhëheqës rajonal i Nizhny Novgorod, tha se 85 persona po kërkojnë trajtim mjekësor pas eksplodimeve, por ai shtoi se numri mund të rritet.

Zyrtarët e emergjencave deklaruan se 39 punëtorë dhe 46 banorë u lënduan në shpërthimin që barti valë të dridhjeve në tërë qytetin e Dzerzhinskut dhe vendeve përreth.

Agjencia e lajmeve BBC kishte raportuar se kjo uzinë ishte përdorur për të krijuar dhe ruajtur bomba për ushtrinë.