Shpërthim i Madh në një Zonë Industriale në Kinë

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim në qytetin lindor të Ningbo në Kinë, thonë zyrtarët.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur në një fabrikë rreth orës 09:00 apo 01:00 sipas orës lokale në rrethin Jiangbei të qytetit, duke shkaktuar rrënimin e disa ndërtesave të afërta.

Media shtetërore njoftoi se të paktën 30 persona ishin dërguar në spitalet lokale.

Policia tha se po hetohet shkaku i shpërthimit, transmeton rtv21.tv.

Qyteti Ningbo ka një port të madh ndërkombëtar të transportit detar dhe është më i njohur për industrinë e prodhimit të veturave.

Mediat kineze thanë se shpërthimi ndodhi në një zonë industriale./21Media