Shpërndahen protestuesit në Shipitullë

Pas protestës disa orëshe, dhjetëra qytetarë të fshatit Shipitullë të Obiliqit janë shpërndarë.

Kjo pas intervenimit të policisë që arritën marrëveshje me protestuesit.

Komandanti i stacionit policor të Obiliqit, Sejdi Zeiqi u mor vesh me protestuesit që nesër prej orës 10, 5 përfaqësues të mbajnë takim me protestuesit.

Njësia speciale e policisë së Kosovës ka dalë në vendin ku dhjetëra qytetarë të Shipitullës kanë dalur në protestë.

Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë dalë në protestë duke kërkuar përmbushjen një premtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj për punësime.

Këta banorë që jetojnë në afërsi të mihjeve të qymyrit dhe kanë protestuar shpesh kundër afërsisë së eskavatorëve të KEK-ut, sot ndaluan punën e njërit prej tyre.

https://kallxo.com/shtohet-prezenca-e-policise-ne-shipitulle/