Foto: Arkiv: Zyrtarë të EULEX-it dhe kolegët nderojnë oficerin doganor Audrius Shenaviçius në trevjetorin e vrasjes - Foto: KALLXO.com

Shpërblim për Informata rreth Vrasësit të Doganierit të EULEX-it

EULEX-i ofron 82 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacione që do të çonin në kapjen e autorit ose autorëve të vrasjes së doganierit të misionit evropian, Audrius Shenaviçius.

Kështu njoftoi sot zëvendësshefi i EULEX-it, Bernd Thran, në trevjetorin e vrasjes së doganierit lituan.

“Familja e tij ka të drejtë të dijë së kush e vrau. Dhe, edhe pse ne jemi duke vazhduar të punojmë në zbardhjen e rastit na duhet ndihma e njerëzve e sidomos ndihma e njerëzve që jetojnë në këto anë dhe kjo është edhe arsyeja pse jemi këtu dhe kemi ofruar edhe këtë shpërblim”, tha Thran në një konferencë për media të organizuar në Qendrën Informative të BE-së në veri të Mitrovicës.

Pllaka përkujtimore në vendin e vrasjes së doganierit Audrius Shenaviçius – Foto: KALLXO.com
Pllaka përkujtimore në vendin e vrasjes së doganierit Audrius Shenaviçius – Foto: KALLXO.com

Edhe prokurorja e EULEX-it, Damare Theriot, ka përsëritur se përkundër përpjekjeve të deritashme akoma nuk janë zbuluar kryesit e kësaj vrasjeje.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve tona të deritanishme, vrasja e tij ende nuk është zbuluar. Unë ju garantoj se të gjitha informata e juaja do të trajtohen me konfidencialitetin me të madh”, premtoi ajo.

Pas përfundimit të konferencës këta zyrtarë kanë vënë kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të Audrius Shenaviçius në Sërbovc të Zveçanit, përkatësisht në vendin ku është vrarë doganieri 3 vite më parë derisa po shkonte në punë në pikën kufitare në Jarinje.

Audrius Shenaviçius ishte vrarë në një pritë në mëngjesin e 19 shtatorit 2013 në afërsi të Zveçanit.

Audrius Senavicius Doganieri i Vrarë në Zveçan (TV)