Shpërblimet për fotografi në trashëgimi historike

Shpërblehen Fotografët e Trashëgimisë Historike në Kosovë e Shqipëri

Arben Llapashtica me një fotografi nga parku arkeologjik i Ulpianës fitoi çmimin e parë në këtë garë, ndërsa vendin e dytë e mori Bujar Gashi me një fotografi nga Kalaja e Novobërdes. Me vendin e tretë u shpërblye Ina Mertullari me një fotografi nga Kështjella e Beratit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh i kënaqur për këtë bashkëpunim mes dy shteteve.

“Ka ardhur koha dhe po merren hapa shumë të rëndësishëm për një bashkëpunim intensiv të menduar mirë lidhur me trashëgiminë kulturore”, tha Minxhozi.

Gjatë kësaj kohe u prezantuan fotografi të monumenteve të ndryshme të bëra në disa qytete të Kosovës si Gjakovë, Gjilan, Podujevë, Prishtinë…

Rreth 1900 fotografi kanë marrë pjesë në këtë projekt.

Në garën e organizuar nga Wiki Loves Monuments morën pjesë fotografë me fotografi nga komuna të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria.