Shpend Ahmeti voton në zgjedhjet e brendshme të Vetëvendosjes për kandidatin për Komunën e Prishtinës – Foto: Facebook

Shpend Ahmeti Zyrtarisht Kandidat i VV-së për Kryetar të Prishtinës

Pas verifikimit të votave të 34 vendvotimeve nga komisioni “ad hoc” zgjedhor i qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision ka shpallur këtë rezultat: 96.8% kanë votuar “Për” (kandidaturën e Shpend Ahmetit) dhe 3.2% kanë votuar “Kundër”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Votimi është zhvilluar gjatë ditës së djeshme.

“Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017”, thuhet në njoftim.