Kryetari Shpend Ahmeti vizitoi shkollën "Naim Frashëri" për Ditën e Mësuesit - Foto: Komuna e Prishtinës

Shpend Ahmeti Viziton Shkollat në Ditën e Mësuesit

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Arsimit e kësaj Komune, Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën “Naim Frashëri”, me ç’rast uruan drejtoreshën dhe mësimdhënësit e këtij institucioni të dijes.

Arsimimi i nxënësve duhet të jetë çështje primare e punës së mësimdhënësit, tha Ahmeti. “Po ashtu, arsimimi nga mësimdhënësit duhet me qenë llogaridhënës nga gjeneratat që janë dhe ato që do vijnë”, theksoi kryetari i Komunës së Prishtinës, duke bërë thirrje për më shumë respekt ndaj mësimdhënësve.

Ai paralajmëroi se gjatë vizitave në shkollat e Prishtinës do të shpërndajmë mirënjohje për veteranët e arsimit.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës, Nazmije Berisha, pasi e vlerësoi lartë vizitën e kryetarit dhe drejtoreshës së Arsimit, u shpreh e hapur për bashkëpunimin më prindërit në mënyrë që të rritet niveli arsimor i nxënësve.

Kurse, drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi uroi mësimdhënësit për festën e tyre vlerësoi lartë kontributin e tyre për arsimimin e fëmijëve.

Në ditën e tyre, mësuesit kosovarë sot i ka uruar edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

http://kallxo.com/ministri-uron-mesuesit-ne-diten-e-tyre/

Redaktoi: Naser Sertolli